Politika 16 March 2026, 13:21 Nga VNA

Berisha sulmon sërish Silvio Gonzaton: Në Bruksel sillet si ambasadori i Ramës

Ndaje në Whatsapp

Berisha sulmon sërish Silvio Gonzaton: Në Bruksel sillet si ambasadori

Ndërsa kritikoi kryeministrin për përplasjen me ndërkombëtarët për çështjen Balluku, kreu i PD, Sali Berisha, në deklaratën për mediat vijoi përplasjen e tij me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.

Berisha e akuzoi Gonzaton, duke thënë se sillet në Bruksel sikur është ambasador i Edi Ramës.

“Çfarëdo që të bëjmë ne, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Edi Ramës në Bruksel”, tha Berisha.

Kryedemokrati pretendon se ambasadori i BE, duke folur për skandalin e AKSHI-t në Bruksel, është shprehur se pengmarrja nuk është kulturë e shqiptarëve. Sipas Berishës, ky është ofendim ndaj shqiptarëve dhe se tek AKSHI bëheshin pengmarrje për interes të kunatit të Ramës.

“Sepse të shpallësh AKSHI-n në Bruksel problem kulturor të shqiptarëve, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që u bën shqiptarëve, dhe unë i them atij zotëri se pengmarrja nuk është kulturë e shqiptarëve. Shkëlqesi, Shqipëria ka me dhjetëra agjenci të tjera shtetërore dhe jo-shtetërore. Problemi është se Rama nuk ka një kunat tjetër që të merret në fushën digjitale përveç Armand Frangut, dhe pikërisht pse është Armandi aty, kunati i Lindës, aty merren njerëzit peng”, tha ai.

Berisha vijoi më tej me akuzat ndaj Gonzatos, duke thënë se ky i fundit është shprehur në Bruksel se agjenda e PD është MAGA. Ai tha se kjo është një gënjeshtër e radhës e ambasadorit, pasi agjenda e demokratëve është integrimi i Shqipërisë në BE.

“Gënjeshtra e dytë e madhe e tij është për PD në Komitetin Ndërkombëtar: se agjenda e PD është MAGA. Agjenda jonë, nëse do të ishte MAGA, ne nuk e fshihnim. Agjenda jonë është integrimi në Bashkimin Europian”, tha Berisha.

Kjo nuk është deklarata e vetme që kreu i PD bën kundër ambasadorit të BE në Tiranë. Më herët, Berisha është përplasur edhe për ligjin për barazinë gjinore.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme