Politika 13 December 2025, 14:01 Nga VNA

Berisha sulmon Kushtetuesen, por "harron" në mënyrë strategjike Sonila Bejten

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Kushtetuesen, por "harron" në mënyrë

Sali Berisha ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, duke e konsideruar atë si rrjedhojë të presionit të kryeministrit Edi Rama. Pa përmendur emrat e gjyqtarëve që votuan kundër vullnetit të kryeministrit, Sali Berisha, si i zënë në faj ndoshta, është kujtuar se ai vetë ka mbajtur në krah flamurin kundër Marsida Xhaferllarit dhe Asim Vokshit.

Por ai që prej vitesh telendis gjithë dynjanë dhe nuk kursen asnjë emër gjyqtari apo prokurori, sot nuk u kujtua as për simbolin e lirisë së drejtësisë, përfaqësuesen më dinjitoze të opozitës në Gjykatën Kushtetuese, Sonila Bejten. E cila, si në rastin e Veliajt, edhe dje votoi në interes të Edi Ramës, por që Sali Berisha “harron” ta përmendë, edhe pse Bejtes i ka mbaruar mandati.

Dhe me këtë rast, kryetari i PD ndoshta mund ta ftojë zonjën Bejta që aftësitë e saj t’i vërë në dispozicion si gjyqtare e selisë blu, meqë Adriana Kalaja ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Në të kundërt, Rama mund të tregojë më i shkathët dhe t’i ofrojë diçka më dinjitoze, siç di vetëm kryeministri t’ua sajojë “të zgjedhurve të pavarur” të Sali Berishës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme