Politika 3 May 2026, 12:35 Nga VNA

Berisha sulmon Irfan Hysenbelliun: “Mediat e tij po i shërbejnë Ramës, Salianji projekt i dështuar”

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Irfan Hysenbelliun: “Mediat e tij po i shërbejnë

Në një takim me demokratët në Dibër, Sali Berisha ka sulmuar ashpër botuesin Irfan Hysenbelliu, duke e akuzuar se mediat në pronësi të tij po veprojnë nën ndikimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, fakti që televizioni News24, portali BalkanWeb dhe gazeta Panorama kanë transmetuar aktivitetet e Ervin Salianji është provë se “janë dhënë udhëzime nga Rama”.

Në fjalën e tij, Berisha përdori tone të forta për të përshkruar raportin mes pronarit të mediave dhe zhvillimeve politike në Partinë Demokratike, duke deklaruar se mbështetja për Salianjin ka qenë e motivuar nga interesa për t’iu afruar pushtetit.

Ai ironizoi intensitetin e mbulimit mediatik, duke thënë se “publikoheshin 16 lajme në katër orë për Salianjin”, ndërsa e krahasoi këtë me trajtimin e figurave ndërkombëtare si Donald Trump.

Berisha u kujtua sot dhe për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke pretenduar se ai ishte peng i Ramës nën presion përmes çështjeve penale, përfshirë atë të njohur si “Toyota Yaris” dhe një tjetër që e lidhi me biznesmenin Muzin. Sipas tij, këto dosje janë përdorur për të ushtruar kontroll politik dhe për të imponuar marrëveshje, ndërsa akuzoi Bashën se nuk denonconte qeverinë për shkak të një bashkëpunimi me Ramën.

Ndërkohë vlen të kujtohet se një vit më parë qeveria ndërhyri ndaj mediave të Hysenbelliut, duke çuar në largimin e News24 nga godina e saj, një episod i rëndë i përplasjes mes pushtetit dhe medias dhe i pasqyruar në çdo raport ndërkombëtar për Shqipërinë dhe lirinë e medias.

Deklaratat e Berishës në Dibër pritet të thellojnë përplasjet politike dhe mediatike, duke shtuar tensionin në një klimë tashmë të polarizuar mes aktorëve kryesorë të opozitës dhe qeverisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme