Politika 4 February 2026, 13:33 Nga VNA

Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: “Strofulla e fundit e hajdutëve të shqiptarëve” – por hesht për emrat e bllokuesve

Ndaje në Whatsapp

Berisha sulmon Gjykatën Kushtetuese: “Strofulla e fundit e

Sali Berisha nuk e ka kursyer sot Gjykatën Kushtetuese për shtyrjen pa afat të vendimit për çështjen Balluku. Në një konferencë për mediat, ai e cilësoi këtë gjykatë si “strofulla e fundit e hajdutëve të shqiptarëve”.

Sipas tij, mungesa e një vendimi për zëvendëskryeministren Belinda Balluku tregon se disa anëtarë të GJK janë të gatshëm të shkelin ligjin dhe Kushtetutën vetëm për të zbatuar, siç tha ai, urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh:

“Dita e djeshme faktoi se GJK është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj. Në një akt ekstrem poshtërimi, ata që Kushtetuta i përcakton si garantë të saj po provojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e narkoshtetit. Ata zotërinj e zonja — jo të gjithë sigurisht — dëshmojnë se janë të gatshëm të shkelmojnë ligjin, Kushtetutën dhe moralin vetëm për të zbatuar përulësisht urdhrat e Ramës.”

Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera, Berisha nuk përmendi me emra anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që sipas tij po bllokojnë vendimin. Kjo heshtje bie në kontrast me praktikën e tij të mëparshme, kur në rastin e SPAK-ut apo për vendime të ngjashme të GJK ai i ka përmendur publikisht prokurorët apo gjykatësit një nga një dhe emër për emër.

Arsyet për këtë zgjedhje i di vetë Berisha, por ato mund të lidhen me ndikimin e Partisë Demokratike në këtë gjykatë, veçanërisht përmes dy anëtarëve: Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi. Të dy këta kanë ndryshuar qëndrime në vendime të mëparshme sa herë janë përballur me presionin e Berishës — e para për shkak të lidhjeve të saj me PD, ndërsa i dyti si “i telendisuri” prej tij sa herë i është dashur politikisht. Dhe sot i kursyeri i madh për të njëjtat arsye.

Në fund, Berisha u fut edhe në debatin për pagat, duke shprehur pakënaqësinë pse një prokuror i SPAK-ut paguhet më shumë se një prokuror rrethi — një linjë argumentimi e ngjashme me atë të nisur më herët nga kryeministri për pagat e gjyqtarëve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme