Politika 3 March 2026, 13:22 Nga VNA

Berisha sulmon gazetarin Sokol Balla: Divorcin me Ballukun nuk e kishin tek vjedhjet

Ndaje në Whatsapp

Berisha sulmon gazetarin Sokol Balla: Divorcin me Ballukun nuk e kishin tek

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka sulmuar sot gazetarin Sokol Balla, duke thënë se ka vjedhur bashkë me ish-zëvendëskryeministren, Belinda Balluku.

Në deklaratën për mediat, Berisha ironizoi duke thënë se Balluku dhe Balla diforcin nuk e kishin tek vjedhjet, pasi sipas tij, kanë transaksione të pafundme me paratë e korrupsionit.

 “Lubi Balluku që ky mbron është një kriminele multidimensionale e pashoqe në historinë e Shqipërisë. Përveç vjedhjeve të saj bashkë me Ramën, bashkë me ish-burrin e saj, atë e ka me divorc gjoja, por jo për të vjedhur. Për të vjedhur janë bashkë me Kol Ballën. Tansaksionet e tij janë të pafundme”, tha Berisha.

Kreu i PD gjithashtu konfirmoi që protesta e radhës e opozitës do të mbahet ditën kur Parlamenti do të shqyrtojë imunitetin e Belinda Ballukut. Ndonëse nuk dha shumë detaje, ai tha se nuk përjashtohet asnjë skenar opozitar.

Ai deklaroi se shumë deputetë kanë shprehur dëshirën për akte sublime, ngujim dhe grevë urie nëse nuk hiqet imuniteti i Ballukut, por edhe ky skenar është në pikëpyetje pasi Berisha sërish zgjedhjen ia la qytetarëve që do t'i bashkohen protestës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme