Politika 7 March 2026, 14:01 Nga VNA

Berisha nuk shqetësohet nga dorëheqja e Jola Hysës, injoron kritikat e saj: Akt normal në një parti demokratike

Ndaje në Whatsapp

Berisha nuk shqetësohet nga dorëheqja e Jola Hysës, injoron

Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysa, nga Partia Demokratike. Në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët në Facebook, Berisha e trajtoi dorëheqjen e Hysës si një akt normal të saj, çka la të kuptohet se as nuk i kishte lexuar shqetësimet që kishte ngritur ish-bashkëpunëtorja e tij për mënyrën se si funksionon partia.

Kreu i PD tha se Hysa i kishte dërguar një mesazh ku njoftonte se do të largohej, ndërsa ai e kishte falënderuar për kontributin e saj.

“Jola Hysa më ka dërguar dje një mesazh në të cilin më falënderon për bashkëpunimin, por më njofton që do të japë dorëheqjen, dhe unë e respektoj dhe e falënderoj për kontributin që ka bërë dhe e respektoj plotësisht vendimin e saj”, tha Berisha.

Kryedemokrati më tej shtoi se “dorëheqjet janë akt normal në një parti demokratike dhe në një shoqëri të lirë”.

Në fakt, se sa e lirë është Partia Demokratike e tregon edhe rasti i fundit i dorëheqjes së bashkëpunëtores së radhës së Berishës, Jola Hysa, e cila pas dy dekadash kuptoi se në atë parti nuk funksionojnë shumë gjëra, të cilat i renditi në statusin e saj të gjatë në Facebook.

Ajo ndër të tjera shkruante se posti që mbante në PD ishte zbrazur nga kompetencat reale. Përfaqësimi në këshillat bashkiakë, thotë ajo, nuk u dha njerëzve me kontribut, ndërsa listat për qarkun e Durrësit u hartuan në një mënyrë që la jashtë figura që kishin punuar për vite në terren.

Në statusin e saj, Hysa kritikon edhe mënyrën si opozita menaxhoi procesin për Avokatin e Popullit, duke e quajtur një gabim politik dhe institucional. Problemi, sipas saj, është më i thellë: një parti që vendimet i merr në një rreth të ngushtë dhe ku edhe anëtarët e Kryesisë i mësojnë nga mediat.

Ndonëse konstatimi që ka bërë Hysa është paksa i vonuar, ato qëndrojnë plotësisht në një parti që çdo ditë që kalon po rudhet më shumë, pasi anëtarët po i largohen njëri pas tjetrit.

Dhe kjo është një fatkeqësi për një forcë politike që pretendon të vijë në pushtet, e cila jo vetëm nuk reflekton për të parandaluar këtë, por kryetari i saj as nuk merr mundimin t’i lexojë kritikat e anëtarëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme