Politika 7 October 2025, 13:52 Nga VNA

Berisha nuk reflekton: Ndryshe nga Rama, unë nuk sulmoj gjyqtarët dhe prokurorët pa fakte

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk reflekton: Ndryshe nga Rama, unë nuk sulmoj gjyqtarët dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ndryshe nga kryeministri Edi Rama, ai nuk sulmon gjyqtarët dhe prokurorët pa prova. Në konferencën e sotme për mediat, Berisha e vuri veten në rolin e mbrojtësit të ligjit dhe të së vërtetës, ndërsa vijoi sërish me sulme të drejtpërdrejta ndaj përfaqësuesve të drejtësisë që po merren me çështjet e tij.

“Ata zbatojnë ligjin, ky i sulmon. Kurse unë luftoj për ligjin, nuk sulmoj unë gjykatës pa fakte”, u shpreh Berisha, duke aluduar se akuzat e tij janë të justifikuara, ndryshe nga sjellja e qeverisë.

Por ajo që bie në sy është se përgjigja e Berishës nuk la vend për asnjë reflektim. Kreu i PD-së i qëndron linjës së tij, të sulmojë publikisht çdo prokuror apo gjyqtar që nuk i përshtatet interesit të tij politik apo personal. Kështu ndodhi edhe sot, ku ai e vazhdoi me të njëjtën gjuhë kundër drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, dhe gjyqtares Irena Gjoka.

“Nëse kam folur për Irena Gjokën, jeni dëshmitarë që për çdo denoncim kam nxjerr të vërtetën. Kam deklaruar se e kam shkarkuar për korrupsion. Kam deklaruar se është përzënë nga Greqia për mungesë dokumentesh. E ka mohuar. Kam deklaruar se ka qenë e dënuar me burg. E ka mohuar. Kam deklaruar se ajo këto nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Dhe kjo përbën krim. Ky mercenar, ushtar i Imer Lalës, (Dumani), amniston krimin elektoral! Kam paraqitur para jush dosjet”, tha Berisha.

Në një vend ku historia politike e tri dekadave është e mbushur me sulme ndaj institucioneve të drejtësisë, gjuha e urrejtjes dhe denigrimi personal vazhdojnë të jenë pjesë e strategjisë së politikanëve të tranzicionit. Dhe paradoksi shqiptar shfaqet sërish, edhe kur ndodh një tragjedi, si vrasja në ambientet e gjykatës së apelit, politikanët shprehin ngushëllime, për t’u kthyer të nesërmen në po të njëjtat sulme që ushqejnë klimën e dhunës dhe pasigurisë.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme