Politika 3 November 2025, 17:59 Nga VNA

Berisha nuk pret vendimin e GJK për Veliajn, i qan hallin kryebashkiakut: Rama më detyroi ta marrë në mbrojtje për trajtimin që i bëri në burg

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk pret vendimin e GJK për Veliajn, i qan hallin kryebashkiakut:
Sali Berisha

Ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende zyrtarisht për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i PD, Sali Berisha, ka nxituar ta marrë të mirëqenë se vendimi do të jetë në favor të kryebashkiakut. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Berisha e cilësoi këtë si një dhuratë që Ramës do t’i bëjë Veliajt, pasi e trajtoi si “serial killer” në burg.

Kreu i PD madje i qau hallin Veliajt për trajtimin që i bënë në qeli, saqë tha se ishte i detyruar ta merrte në mbrojtje për të drejtat e tij. Berisha vazhdoi më tej duke thënë se me trajtimin që i bënë Veliajt në burg, janë shkelur Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Kushtetuta dhe çdo lloj standardi të qëndrimit të një shteti ndaj të burgosurve.

“Një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji dhe morali, i bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti, Erion Velisë. Sepse e trajtoi atë siç e tha, si serial killer në qeli, e trajtoi në atë shkallë saqë detyrohesha unë që një njeriu që nuk duhej t’ia dëgjoja emrin, detyrohesha t’i dilja zot për të drejtat themelore që ka njeriu. E trajtoi në atë mënyrë që shkeli Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të qëndrimit të një shteti ndaj të burgosurve. Dhe me këto ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm defakto”, është shprehur Berisha.

Deklarata e Berishës krijon përshtypjen se kryedemokrati dëshiron një vendim në favor të Veliajt si triumf për trajtimin që i është bërë në burg. Ndonëse kjo e heq mundësinë që PD të rifitojë Bashkinë, për këtë rast lë në detyrë një kryebashkiak që PD e ka protestuar dhe e ka akuzuar për korrupsion.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme