Politika 10 February 2026, 13:35 Nga VNA

Berisha nuk jep detaje për skenarin e protestës së sotme, paralajmëron tubime para selive diplomatike nëpër botë

Ndaje në Whatsapp

Berisha nuk jep detaje për skenarin e protestës së sotme,

Kreu i PD, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare që do të mbahet sot para Kryeministrisë.

Në deklaratën për mediat, Berisha nuk zbuloi shumë detaje për skenarin se çfarë pritet të ndodhë, ndërsa përsëriti se do të jetë një kryengritje e fuqishme paqësore.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritjeje të fuqishme paqësore, që do të përcillet sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, SHBA dhe qendra të tjera kryesore. Skenari i sotëm zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe pas inicimit të fazës tjetër nga Edi Rama”, tha Berisha.

Ai akuzoi kreun e qeverisë se po dëmtonte integrimin e Shqipërisë dhe se shpresa e vetme e qytetarëve, sipas tij, ishte vetëm opozita.

Ndërkohë, ai njoftoi se shumë shpejt do të ketë protesta para selive diplomatike shqiptare nëpër botë.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme