Politika 4 March 2026, 14:06 Nga VNA

Berisha njofton protestën e radhës, më 12 mars pritet të shqyrtohet imuniteti i Ballukut?

Ndaje në Whatsapp

Berisha njofton protestën e radhës, më 12 mars pritet të

Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kombëtare më 12 mars. Datën e bëri publike sot kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat para mbledhjes me grupin parlamentar demokrat.

E enjtja e javës së ardhshme duket të jetë edhe dita kur në Parlament mund të shqyrtohet imuniteti i Belinda Ballukut. Kujtojmë se një ditë më parë Berisha deklaroi për mediat se protesta e radhës do të thirrej pikërisht në ditën kur do të shqyrtohej imuniteti i ish-zëvendëskryeministres.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, pasi deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për çështjen në fjalë.

Më tej, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama lidhur me editorialin e përbashkët me Aleksandar Vuçiç, duke pretenduar se po tenton të devijojë orientimin 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Evropës.

Kryedemokrati u shpreh se Rama po vepron në këtë mënyrë për shkak se, sipas tij, ndodhet “me shpatulla pas muri” përballë dosjeve që rëndojnë ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme