Politika 8 September 2025, 14:20 Nga VNA

Berisha nis valë të re sulmesh ndaj kreut të SPAK, por nuk ka prova

Ndaje në Whatsapp
Berisha nis valë të re sulmesh ndaj kreut të SPAK, por nuk ka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur një valë të re sulmesh ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, kësaj radhe duke e lidhur edhe me dosjen e McGonigal. Në konferencën e sotme për mediat, Berisha shkoi deri aty sa pretendoi që McGonigal ka ndikuar që kreu i SPAK të kalojë vettingun.

“Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha. A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi. Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit? Edhe kjo kërkon përgjigje”, tha Berisha.

Deklaratat e kreut të PD mbeten retorik politike për sa kohë nuk publikon asnjë dokument për akuzat që hedh në publik. Duke qenë se dosja është bërë publike, atëherë si ka mundësi që PD dhe kreu i saj nuk kanë gjetur në asnjë paragraf të citohet ky pretendim dhe të bëhet publik? Mungesa e fakteve jo vetëm e bëjnë të pabesueshëm Berishën, por ndihmon edhe Ramën duke i relativizuar edhe ato të vërteta që shkruhen në dosjen McGonigal.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme