Politika 16 March 2026, 10:37 Nga VNA

Berisha nga SPAK: Sulme ndaj drejtësisë dhe akuzat për sistem “turpi”

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga SPAK: Sulme ndaj drejtësisë dhe akuzat për sistem

Kryetari i PD Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Pas paraqitjes në SPAK, Berisha hodhi akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar atë si “turp dhe qesharak”.

Ai përmendi rastin e gjyqtares Irena Gjoka dhe akuzoi ish drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se sipas tij e ka mbrojtur atë përmes hetimeve pa emër. “Nëqoftëse ka një sistem turpi dhe qesharak është sistemi i kësaj drejtësie. Do t’ju jap vetëm një shembull. Irena me pesë mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Dumani, sepse për ta mbrojtur i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase…”, u shpreh Berisha.

Ai kritikoi gjithashtu edhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke përmendur Prokurorine e Përgjithshme e Shqipërisë dhe Këshillin e  Lartë Gjyqësor, të cilat sipas tij kanë zvarritur dhe kanë mbrojtur vendime që ai i konsideron të padrejta.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme