Politika 17 April 2026, 23:09 Nga VNA

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve

Ndaje në Whatsapp

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e

Kreu i PD, Sali Berisha, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën QSUT deputetët dhe qytetarët të lënduar gjatë përplasjeve me policinë në protestë. Ai takoi deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si edhe gazetarin Aulon Kalaja, i cili përveç ekspozimit ndaj gazit lotsjellës, është goditur edhe me shkop gome.

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e QSUT, Berisha dënoi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si të dhunshme ndaj protestuesve. Ai akuzoi drejtues të policisë se përdorën verbues arinjsh si dhe se janë përdorur granata zhurmuese.

“Egërsia e përmasa shtazarake e mercenarëve të Edi Ramës, Enton Alushi një mercenar i karteleve të drogës. U sollën në mënyrën më shtazore ndaj protestuesve, janë përdoru helme  e substanca që janë krime në konventa. U përdorën helme që përdoren kundër arinjve. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luçiano Boçit, Klevis Balliut, Flamur Nokës, Ivi Kasos, dhe një seri protestuesish. Përveçe verbuesit të arinjve, kanë goditur shkop një pjesë delikate për jetën e njeriut. Janë përdorur bomba, i janë hedhur protestuesve granata zhurmuese, që janë plagosur”, u shpreh Berisha.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme