Politika 3 March 2026, 19:40 Nga VNA

Berisha nga ish-Këneta: Rama nuk foli për Khamenein, “kompleksi i diktatorit”

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga ish-Këneta: Rama nuk foli për Khamenein, “kompleksi

Në takimin me banorët e zonës së ish-kënetës në Durrës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e shfrytëzoi fjalën e tij jo vetëm për çështjet e brendshme politike, por edhe për zhvillimet e fundit në Iran.

Berisha u ndal te raportimet për ekzekutimin e liderit suprem iranian, Ali Khamenei, nga raketat amerikane dhe izraelite, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka reaguar publikisht.

“Tre mijë djem dhe vajza vrau Ajatollah Khomeini para një muaji. Nuk tha një fjalë të vetme për ekzekutimin e tij. Pse nuk foli? Kompleksi i diktatorit. E ndjen në shpirt se është si ai diktator”, u shpreh Berisha para mbështetësve.

Sipas tij, qeveria synon ta kthejë Shqipërinë “në çiflig për ta vjedhur”, ndërsa paralajmëroi përballje politike të fortë në muajt në vijim. “Stina është e demokracisë, e demokratëve. Nuk presim të vijë as Amerika, askush tjetër. Jemi mirënjohës ndaj miqve që thanë qartë se nëse mbron Belindën, nuk ke punë me ne më”, deklaroi ai.

Berisha shtoi se mazhoranca nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe paralajmëroi se, sipas tij, Rama do të përballet me drejtësinë. “Sado të mbyllësh dyert e Europës, do të të mbyllim në qeli. Do shkosh në burg. As mos u lodh me negociuar”, tha kreu i demokratëve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme