Politika 5 January 2026, 19:35 Nga VNA

Berisha nga Foltorja: Rama më keq se Maduro, do ketë të njëjtin fat

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga Foltorja: Rama më keq se Maduro, do ketë të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Foltorja para Kryeministrisë ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe duke paralajmëruar se do të përballet me të njëjtin fat.

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e gjashtë të opozitës, Berisha akuzoi qeverinë për skandale korruptive, ndërsa kërkoi largimin e saj dhe përballjen me drejtësinë. Ai deklaroi se viti 2026 do të shënojë rrëzimin e “narkodiktaturave dhe autokracive”.

"Siç preferon Maduro pijet e forta, ky Ramaduro preferon shishet e verës 33 mijë euro. Me Lindat e tij dhe me aferat e AKSHI-t. Nëse Linda e Maduros vinte taksat për drogën atje, Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë”, tha Berisha.

Nuk themi që forcat delta të zbarkojnë në Surrel, ja ku i ke Deltat tonë, ja këta, do zbarkojnë në Surrel. Këta Deltat tanë do vijnë në Surrel. Si Maduro edhe ti do përfundosh në gjykatë, bashkë me Lindat dhe të tjerët”, tha kreu i opozitës shqiptare.

Berisha theksoi se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij do të rrëzohen nga “delta e opozitës”.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme