Politika 15 December 2025, 10:38 Nga VNA

Berisha në SPAK, “përcjell” Dumanin me akuza dhe fantazi politike

Ndaje në Whatsapp
Berisha në SPAK, “përcjell” Dumanin me akuza dhe fantazi

Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për çështjen “Partizani”. Dalja e tij u shoqërua me deklarata, akuza dhe rrëfime të përsëritura.

Ish-kryeministri tha se kishte lënë një “mesazh të fundit” për kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili mbyll mandatin më 18 dhjetor.

Shënimi që i lashë armikut të egër të pluralizmit politik, mercenearit të Ramës dhe narkoqeverisë së tij: me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do të thotë fjalën e saj”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Dumani e përfundon drejtimin e Prokurorisë së Posaçme “me faqe të zezë”, duke e cilësuar si “armik të egër të pluralizmit politik” dhe “mercenar të Edi Ramës”.

Në deklaratat e tij, Berisha ndërtoi një narrativë të gjatë për pasuri të fshehura, apartamente të padeklaruara dhe mashtrime, duke pretenduar se Dumani disponon rreth katër apartamente, gjë që sipas tij nuk mund të arrihet “me rrogë shteti”. Pa paraqitur prova konkrete, kreu i PD-së këmbënguli se ka “fakte të plota”, duke e krahasuar situatën me përvojën e tij personale si ish-president dhe ish-kryeministër.

Berisha kaloi edhe në nota ironike dhe skenarë imagjinarë, duke përshkruar një episod ku, sipas tij, Dumani kishte mbledhur agjentët e BKH-së për t’u lexuar “urdhrin e fundit të Ramës”, që sipas Berishës do t’i çarmatoste dhe do t’i pajiste me “patllake dërrase”. 

" Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor." tha Berisha

I pyetur lidhur me zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK, Berisha tha se: “Në dallim nga paraardhësi, i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota”. I pyetur për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, Berisha tha se është kategorikisht kundër.

Deklaratat e Berishës u shoqëruan edhe me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmërime për protesta, duke vijuar të njëjtën linjë akuzash ndaj institucioneve të drejtësisë, të cilat ai i konsideron të kapura nga qeveria.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme