Politika 19 November 2025, 12:06 Nga VNA

Berisha në SPAK për 21 Janarin: Mbi dy orë dëshmi, mohon urdhrat për zjarr dhe rrëfen episodin me Bashën

Ndaje në Whatsapp

Berisha në SPAK për 21 Janarin: Mbi dy orë dëshmi, mohon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje për më shumë se dy orë në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur u vranë katër protestues para Kryeministrisë.

Pas daljes nga seanca, Berisha deklaroi se ka dhënë sqarime të detajuara për çdo moment të asaj dite. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si “organizatorin e protestës dhe përgjegjësin kryesor” për përplasjet e dhunshme.

Berisha këmbënguli se Garda e Republikës “nuk ka qëlluar nga brenda Kryeministrisë” dhe se nuk ka ekzistuar asnjë urdhër për të qëlluar. Ai e theksoi këtë duke përdorur të njëjtat fjalë para mediave:

“Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.”

Ai rrëfeu edhe episodin kur, sipas tij, Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës i kanë kërkuar të largohej nga zyra për shkak të rrezikut:

“Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë. Unë isha në detyrë.”

Sipas Berishës, gjatë marrjes së dëshmisë janë prekur edhe elementë të tjerë të dosjes: çështjet e kasetave të pretenduara si të manipuluara, aspektet ligjore të veprimeve të Gardës, takime të zyrtarëve të kohës — përfshirë një takim të Lulzim Bashës me presidentin Bamir Topi — si edhe referime për ish-komandantin e Gardës Agron Malaj dhe për kontakte me përfaqësues diplomatikë amerikanë.

Berisha tha se ka sqaruar të gjitha pyetjet që i janë drejtuar dhe se kjo ishte një seancë e gjatë, duke mos dhënë detaje të mëtejshme rreth hapave që do të ndërmarrë SPAK në vijim.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme