Politika 20 December 2025, 20:04 Nga VNA

Berisha në Kurbin akuzon Ramën: Merr peng njerëz për të firmosur tendera, qytetarët bëjnë thirrje për revoltë më 22 Dhjetor

Ndaje në Whatsapp
Berisha në Kurbin akuzon Ramën: Merr peng njerëz për të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndalur turin e “Foltores” në Kurbin, ku ka mbajtur një fjalim të gjatë të shoqëruar me akuza të forta ndaj qeverisë, institucioneve shtetërore dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, sipas tij, agjenci shtetërore po përdoren për të ushtruar presion dhe dhunë ndaj biznesmenëve me qëllim tërheqjen e tyre nga tenderat publikë. Ai pretendoi se persona janë marrë peng dhe janë dërguar në ambiente private të lidhura me individë të botës së krimit, duke e cilësuar këtë situatë si të paprecedentë.

“A mund ta imagjinoni një agjenci shtetërore që merr peng njerëz, biznesmenë e punonjës, për t’i detyruar të tërhiqen nga tenderat?”, u shpreh Berisha, duke shtuar se, sipas tij, një realitet i tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë.

Në vijim, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për ushtrimin e presionit ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendin. Sipas Berishës, janë bllokuar procedura të rëndësishme, si heqja e imunitetit dhe marrja e vendimeve përkatëse, ndërsa mbledhje të gjata parlamentare janë mbyllur pa vendim dhe pa një afat për vazhdimin e tyre.

Në përfundim të fjalës, Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment kritik, por theksoi se opozita është më e përgatitur se kurrë për reagim. Ai u shpreh se shqiptarët kanë përmbysur një diktaturë në të shkuarën dhe, sipas tij, janë të vendosur të reagojnë fuqishëm edhe ndaj situatës aktuale politike, duke bërë thirrje për revoltë më 22 Dhjetor.

Gjatë takimit, qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike ngritën shqetësime edhe për reformën territoriale, duke kërkuar që Kurbini të kthehet sërish në bashki. Sipas tyre, zona është aktualisht jashtë vëmendjes së qeverisë dhe po përballet me mungesë investimesh dhe shërbimesh.

Një tjetër problematikë e theksuar nga qytetarët ishte emigracioni dhe largimi i fëmijëve, që vijon të mbetet një plagë e hapur për shumë familje shqiptare. Ata i kërkuan kreut të PD-së që në programin e tij politik të përfshijë politika mbështetëse për familjet, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e ekonomisë shqiptare.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme