Politika 10 March 2026, 15:01 Nga VNA

Berisha ndryshon ton përballë deputetit gjerman Beyer: Nga “Altin Troplini” te meraku për funksionimin e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp

Berisha ndryshon ton përballë deputetit gjerman Beyer: Nga

Sali Berisha ka treguar edhe një herë se, për të pasur një të huaj në selinë e Partisë Demokratike, është i gatshëm të ndryshojë qëndrim pa iu dridhur qerpiku. Pas takimit me deputetin e Bundestagut, Peter Beyer, kryetari demokrat deklaroi se ishte i shqetësuar për drejtësinë e re në Shqipëri.

“Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre shumë të madhe për shkak të lidhjeve të niveleve më të larta dhe vështirësi të tjera me të cilat ne përballemi, por edhe vendosmërinë tonë për të vazhduar përpjekjet në këtë vend që të realizojmë projektet që kemi”, tha Berisha.

Por kjo deklaratë bie në kontrast të plotë me retorikën e tij të përditshme. Vetëm një ditë më parë ai e kishte etiketuar ish-drejtuesin e SPAK si “Altin Troplini”, ndërsa nga foltoret e tij nuk ndalet së sulmuari SPAK-un, institucionin që është bërë simboli i drejtësisë së re në Shqipëri.

Nga ana tjetër, deputeti gjerman Peter Beyer u shfaq më i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë në qëndrimin e tij, duke theksuar rëndësinë e një opozite të fortë për demokracinë shqiptare.

“Një Parti Demokratike e fortë dhe një opozitë e fortë janë thelbësore për të ardhmen e demokracisë në këtë vend. Prandaj ne shtrijmë një dorë bashkëpunimi dhe ofrojmë mbështetjen tonë. Kjo, sigurisht, lidhet edhe me nevojën për një qasje shumë të qartë, transparente dhe të hapur sa i përket sistemit të drejtësisë në këtë vend. Për këtë kemi folur dhe kemi shqyrtuar se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku për përmirësimin dhe për të mirën e qytetarëve shqiptarë”, tha deputeti gjerman.

Beyer nuk e fshehu as admirimin personal për deputeten Jorida Tabaku, tashmë zyrtarisht përkthyesja në anglisht e Sali Berishës gjatë takimeve me të huajt.

Në fund, takimi në selinë blu tregoi edhe një herë një fenomen të njohur në politikën shqiptare: kur në zyrë hyn një diplomat i huaj, retorika ndryshon menjëherë. Por sapo dera mbyllet, foltoret rikthehen te sulmet ndaj drejtësisë dhe institucioneve që ajo përfaqëson.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme