Politika 30 Tetor 2025, 11:46 Nga VNA

Berisha mohon takimin me Ramën për Senatin: Do të ulen përfaqësuesit, jo unë

Ndaje në Whatsapp
Berisha mohon takimin me Ramën për Senatin: Do të ulen
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, reagoi ndaj lajmeve se ai do të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar ngritjen e një Senati. Duke e përgënjeshtruar këtë, Berisha tha se diskutimet do t’i zhvillojnë përfaqësuesit e partive në komision, jo ai vetë, sikur vendimmarrja e tyre të ishte e pavarur nga drejtuesit politikë.

“Ka një komision parlamentar, dhe ai ligj nuk parashikon uljen time me Edi Ramën. Parashikon që përfaqësuesit e dy partive në komisionin elektoral të Parlamentit të diskutojnë edhe çështjet e Senatit. Po u ranë dakord, numri i deputetëve do të reduktohet. Dhe unë jam për këtë”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, negociatat për ndryshimet e mundshme do të vijojnë në nivel teknik mes PS-së dhe PD-së, ndërsa ai mbetet pro uljes së numrit të deputetëve në Kuvend.

 

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme