Politika 12 February 2026, 10:34 Nga VNA

Berisha: “Mbroni vithet e Belindës”, Peleshi i ndërpret fjalën, opozita bllokon foltoren

Ndaje në Whatsapp
Berisha: “Mbroni vithet e Belindës”, Peleshi i ndërpret

Seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione që në nisje të saj, për çështjen e Belinda Ballukut.

Situata u përshkallëzua pas fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili akuzoi mazhorancën se po mbron interesat e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Gjatë fjalës së tij, Berisha përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj mazhorancës, duke deklaruar se parlamenti është “strofull e mbrojtjes së hajdutëve”.

“Siç e shihni parlamenti është strofull e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës time dhe këta të këtij krahu janë maska e Lubisë dhe Ramës. Kurrë nuk keni patur në këtë sallë një grup njerëzish që shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Pas kësaj deklarate, fjala e tij u ndërpre nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, i cili reagoi duke thënë se një fjalor i tillë nuk do të tolerohej në sallë.

“Sa të jem unë këtu nuk e toleroj këtë fjalor. Ulu. Të ndërpres fjalën”, deklaroi Peleshi.

Pas ndërprerjes së fjalës së Berishës, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren, duke rritur më tej tensionet në sallën e Kuvendit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme