Politika 17 October 2025, 17:35 Nga VNA

Berisha mbron Sonila Bejten por harron se ajo votoi “pro” biznesit në rastin e Portit të Limionit

Ndaje në Whatsapp
Berisha mbron Sonila Bejten por harron se ajo votoi “pro” biznesit

Sali Berisha shpërtheu sot kundër Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, duke folur për një “puç institucional” dhe “shkelm ndaj Kushtetutës” pas mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Ai e cilësoi këtë si “aktin më flagrant të mafies politike dhe juridike të lidhur me qeverinë”, ndërsa me sarkazëm e quajti Presidentin “Bajram Limioni”.

Por në përpjekjen për ta kthyer Bejtjen në simbol të drejtësisë së persekutuar, Berisha harron një fakt thelbësor: në nëntor të vitit 2024, Sonila Bejtja dhe Genti Ibrahimi ishin dy gjyqtarët e vetëm që votuan pro kompanisë “Marina Bay Saranda”, në çështjen që kishte të bënte pikërisht me portin e Limionit.

Në vendimin nr. 79, datë 12 nëntor 2024, të Gjykatës Kushtetuese, Bejtja dhe Ibrahimi mbajtën të njëjtin qëndrim, se sekuestroja preventive ndaj pronës ishte joproporcionale, e pajustifikuar dhe cenonte të drejtën e pronës private. Ata argumentuan se kompania kishte vepruar në mirëbesim mbi baza ligjore dhe se shteti kishte vendosur një barrë të tepruar mbi një subjekt që kishte pritshmëri të ligjshme për investim.

Pra, gjyqtarja që Berisha e mbron sot si “viktimë të mafies politike” ka qenë, bashkë me Genti Ibrahimin, në anën e biznesit privat në portin e Limionit – të njëjtin Limion që Berisha sot e përdor si pseudonim për të sulmuar Presidentin Bajram Begaj. Ironia është e plotë: Bejtja dhe Ibrahimi kanë qenë “pro Limionit” real, ndërsa Berisha sot shpik “Bajram Limionin” politik.

Nëse Berisha do të kishte lexuar vendimin e tyre, do ta dinte se Sonila Bejtja nuk është viktimë e pushtetit, por një gjyqtare që ka mbrojtur parimin e proporcionalitetit dhe të lirisë ekonomike. Dhe ndoshta do të kuptonte se, në këtë vend, “puçet kushtetuese” shpesh nuk ndodhin në institucione, por në kujtesën selektive të politikës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme