Politika 13 November 2025, 15:05 Nga VNA

Berisha lë të kuptohet se nuk do të paraqitet nesër në SPAK për çështjen e 21 janarit

Ndaje në Whatsapp
Berisha lë të kuptohet se nuk do të paraqitet nesër në
Sali Berisha

Sali Berisha deklaroi sot se i është përgjigjur “gjatë gjithë jetës” çdo thirrje të organeve të drejtësisë, por mënyra si formulohet deklarata e tij lë të kuptohet se nesër nuk pritet të shkojë në SPAK, pavarësisht fletëthirrjes zyrtare.

“Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur me dhjetëra njoftime të tjera. Asnjëherë mos më pyesni ‘a do shkosh?’ Unë do shkoj në çdo rast që të thirrem”, tha Berisha, një përgjigje që nënkupton se ai nuk e konsideron thirrjen e SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletëthirrje në tre adresa në banesë, në PD dhe në Kuvend. Dokumenti është bërë publik dhe nga disa media. Pavarësisht kësaj Berisha la të kuptohet se nuk do të paraqitet nesër, duke rikthyer një skemë të njohur të vonesave të tij në raport me paraqitjet para Prokurorisë së Posaçme, e ngjashme me atë të çështjes “Partizani”.

Berisha lë të kuptohet se nuk do të paraqitet nesër në

Berisha lë të kuptohet se nuk do të paraqitet nesër në

Ndërkohë, SPAK ka intensifikuar hetimet për 21 janarin, një nga dosjet më të rënda të drejtësisë shqiptare. Ish-ministri i Brendshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kohës janë parë ditët e fundit të dëshmojnë para prokurorëve, në kuadër të një hetimi që po zgjerohet ndjeshëm.

Në këtë situatë, deklarata e sotme e Berishës shihet si sinjal i qartë se përballja e tij me SPAK-un, të paktën për nesër, nuk do të ndodhë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme