Politika 15 September 2025, 13:47 Nga VNA

Berisha kritikon “ministren virtuale Diella”, padia në Kushtetuese ende në pritje

Ndaje në Whatsapp
Berisha kritikon “ministren virtuale Diella”, padia në

Pavarësisht akuzave se emërimi i ministres virtuale Diella është anti-kushtetues, Partia Demokratike ende nuk ka në plan të ngrejë padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj presidentit Bajram Begaj, i cili e dekretoi këtë emërim.

Kjo u la të kuptohet nga kreu i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për media. Pyetur nëse akuzat do të shndërrohen në një denoncim zyrtar, Berisha deklaroi se nuk ka ende një vendim nga ana e PD-së, duke vijuar me akuza politike ndaj qeverisë.

“Nuk ka asnjë vendim nga ana jonë deri tani. Por ajo që mund të them është se Diella Rama është anëtare e familjes Rama dhe se Diella simbolizon zhdukjen e çdo përgjegjësie për vjedhjen e parave publike. Nuk ka më kalim fajesh, as Lubinë, as Milindën e AKSH-së, as këtë të shëndetësisë apo të tjerë. Tani vjedh Rama, fajin e ka Diella,” u shpreh Berisha.

Derisa nuk ka një padi zyrtare, kjo tregon se edhe PD është e paqartë për veprimin e Ramës në emërimin e një ministres virtuale nëse është e ligjshëm apo jo. Ose, nga ana tjetër, PD e di mirë situatën dhe synon ta mbajë këtë çështje vetëm në nivelin e deklaratave politike.

Nëse vlen kjo e dyta, atëherë edhe opozita, përkundër kritikave, pranon në njëfarë mënyre që “ministrja” Diella të jetë pjesë e qeverisë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme