Politika 11 September 2025, 14:52 Nga VNA

Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar: Urrejtje patologjike ndaj veriut, asnjë ministër nga kjo zonë!

Ndaje në Whatsapp
Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar: Urrejtje patologjike ndaj veriut,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat ka komentuar kabinetin e ri qeveritar. Berisha akuzoi Ramën për diskriminim të hapur ndaj veriut të Shqipërisë.

Sipas tij, në përbërjen e qeverisë së re nuk figuron asnjë përfaqësues nga veriu, çka tregon një urrejtje të papërmbajtur dhe të pashembullt ndaj kësaj zone.

“Natyrisht me sa shoh unë këtu do më falni por është shprehur urrejtje patologjike për veriun, asnjë nga veriu në kabinet. Ky është kabineti i parë në të cilin ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë dhe kjo nuk është rastësi. Kurrë pushtues apo diktatorë që të ketë mbajtur këtë qendrim që mban ky ndaj veriut nuk ka patur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1 e 13 e investimeve në zonat e tjera të Shqipërisë”, tha Berisha.

Kreu i PD gjithashtu prezantoi sot edhe kryetarin e grupit parlamentar i cili do të vijojë të jetë Gazment Bardhi. Ndonëse patën përlasje të forta me njëri-tjetrin në parlamentin e shkuar, Berisha vlerësoi Bardhin se e ka drejtuar me dinjitet grupin parlamentar në një kohë të vështirë.

Poste të reja marrin dy deputetët Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, të cilët janë emëruar nënkryetar të grupit parlamentar.

Kreu i PD nuk ndryshoi as postin e opozitës për nënkryetar Kuvendi, i cili do të vazhdojë të jetë deputeti Agon Gjekmarkaj.

Ndërsa sekretare e Grupit është zgjedhur deputetja Elda Hoti dhe zëdhënëse Ledina Alolli.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme