Politika 26 November 2025, 13:36 Nga VNA

Berisha këshillë Gjykatës Kushtetuese: Mos e pranonin kërkesën e Edi Ramës për Belinda Ballukun

Ndaje në Whatsapp

Berisha këshillë Gjykatës Kushtetuese: Mos e pranonin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga Edi Rama në lidhje me pezullimin e Ballukut, pasi sipas tij ajo është në kundërshtim me ligjet e vendit.

“Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë kërkesën e paraqitur nga Edi Rama, pasi është në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha tha se Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata nuk kanë shkelur ligjet në kërkesën për pezullim. Sipas kreut të PD, ndaj zëvendëskryeministres duhet të lëshohet urdhër-arresti pasi po prish provat.

“Gjykata Speciale dhe Prokuroria në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra. Po, ata kanë shkelur me dy këmbë ligjin me moskualifikimin e veprës ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe moslëshimin e urdhër-arresteve për Lubi Ballukun, që po vazhdon të prishë provat ditë e natë në bashkëpunim me aparatin e Këshillit të Ministrave, sipas burimeve anonime. Ata që marrin në mbrojtje, ata që pretendojnë se po ndërhyhet në pushtetet e njëri-tjetrit, ata janë të paritur (të lahet me para)”, tha Berisha.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme