Politika 8 October 2025, 13:16 Nga VNA

Berisha kërkon ndryshimin e reformës në drejtësi me ndihmën e komisionit të Venecias.

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkon ndryshimin e reformës në drejtësi me

Berisha propozon ndryshimin e reformës së drejtësisë me ndihmën e Komisionit të Venecias. Në një konferencë për shtyp, ai prezantoi edhe njëherë të gjitha vërejtjet e tij për reformën, duke nxitur klasën politike të marrë përsipër riformulimin e saj.

Në këtë proces, ai përjashtoi Fatmir Xhafajn dhe Arben Rakipin, ndërsa paralajmëroi se PD nuk do të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale. Sipas tij, e vetmja mundësi që PD të marrë pjesë është garancia e pjesëmarrjes në këto komisione e përfaqësuesve të OSBE dhe ODIHR.

Berisha sulmoi Gjiknurin si drejtues të komisioneve zgjedhore gjatë viteve të fundit, duke harruar ndoshta që ai dhe Bylykbashi një vit më parë ndryshuan kodin në funksion të mbylljes së listave për deputetë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme