Politika 12 December 2025, 19:35 Nga VNA

Berisha kërkon ndjesë për firmat për Shabanin dhe paralajmëron protesta të pandalshme: Deri në largimin e Ramës

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkon ndjesë për firmat për Shabanin dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar gabimin për firmat e dhëna për kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, duke kërkuar ndjesë publike ndaj demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Nga foltorja në Elbasan, Berisha tha se firmat u dhanë në një kontekst tjetër politik dhe më pas u tërhoqën, por sipas tij, mazhoranca i përdori ato për të imponuar një zgjedhje të paligjshme.

“Ne bëjmë edhe gabime. Gabimi ishte shumë. Ju kërkoj ndjesë demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës. Ato firma u tërhoqën, secili që firmosi e tërhoqi firmën, por Edi Rama, në mënyrë të paskrupullt, e zgjodhi”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin se ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe standardet demokratike, ndërsa shtoi se përgjigjja politike do të vijë menjëherë. Sipas Berishës, ditën e nesërme Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë për të marrë vendime urgjente.

Nga Elbasani, Berisha paralajmëroi nisjen e protestave të pandalshme kundër qeverisë. “Nesër në drekë mblidhet Kryesia dhe vendos me urgjencë për fillimin e revoltave, protestave që nuk ndalen më kurrë deri në largimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë për abuzime të rënda financiare dhe ndërhyrje në drejtësi, duke iu referuar edhe vendimit për heqjen e masës së pezullimit ndaj Belinda Ballukut. “Sot Rama i diktoi gjykatës dhe i hoqi masën e pezullimit. Çfarë do bëjmë ne? Do ngrihemi dhe nuk do ndalemi deri në largimin e tyre”, tha Berisha.

Sipas tij, opozita ndodhet përballë një beteje vendimtare: “Ose do votojmë të lirë, ose do shuhemi. Ne nuk shuhemi kurrë, por do fitojmë”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme