Politika 23 October 2025, 11:33 Nga VNA

Berisha kërkon këshilltarë për deputetët e rinj

Ndaje në Whatsapp
Berisha kërkon këshilltarë për deputetët e rinj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në trajnimin për deputetët e rinj, organizuar nga forca politike që ai drejton, në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer”.

Në fjalën e tij, Berisha ngriti shqetësimin se Parlamenti nuk u siguron deputetëve të rinj asnjë ndihmës në punën e tyre, ndërkohë që në administratë paguhen me qindra persona.

“Ju jeni deputetë me duar në xhepa. Nuk keni asnjë staf, as për kontaktet e vazhdueshme me zgjedhësit, as për mbështetjen e veprimtarisë suaj në Kuvend. Ky është një Parlament skeletik. Ka njerëz që marrin 220 mijë rroga në administratë dhe sheh parlamentarë pa asnjë ndihmës, ose në rastin më të mirë, 2-3 që ndajnë një zyrë e një asistent. Kjo është si ta përthash Parlamentin,” tha Berisha.

Shqetësimi i kryedemokratit është mëse i drejtë, sidomos kur bëhet fjalë për deputetë që janë futur në Kuvend përmes listave të mbyllura dhe përmes kodit zgjedhor të miratuar me “marrëveshje të gjerë” mes PS dhe PD.

Rezultati? Një përfaqësim që prej vitesh ka prodhuar deputetë që jo vetëm nuk janë ekspertë të ndonjë fushe, por shpesh nuk arrijnë të lidhin dy fjali me kuptim. Pa përmendur ata që kanë ardhur nga bota e krimit, apo të tjerë që ende nuk e dinë pse janë ulur në atë karrige.

E gjithë kjo ndodh sepse kushti i vetëm, edhe pse i pashkruar, që vendosin kryetarët e dy partive të mëdha është bindja absolute. Në lista futen ata që nuk kundërshtojnë asgjë, që ngrejnë dhe ulin kartonin në Parlament sipas dëshirës së kryetarit, pa asnjë pyetje apo reflektim.

Prandaj, Berisha ka të drejtë kur thotë se këtyre deputetëve, të cilëve në shumicën e rasteve u dëgjohet emri vetëm kur shpallet lista e kandidatëve, u duhet patjetër dikush që t’i orientojë për punën që duhet të bëjnë në Kuvend.

Sepse qytetarët shqiptarë, përveç kostos që marrin nga paaftësia e tyre në institucionin më të lartë të shtetit, tashmë duhet të paguajnë edhe këshilltarë për ta.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme