Politika 17 December 2025, 13:27 Nga VNA

Berisha i vendos “vijën e kuqe” Salianjit: Bashkëpunoi me Suel Çelën për takimin në Elbasan

Ndaje në Whatsapp

Berisha i vendos “vijën e kuqe” Salianjit: Bashkëpunoi me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se i ka vënë vijën e kuqe anëtarit të kryesisë, Ervin Salianji. Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha mbështeti akuzat e Flamur Nokës, duke thënë se ish-deputeti i PD u ndihmua nga krimineli Suel Çela për të zhvilluar takimin me demokratët në Elbasan.

Kreu i PD më tej tha se me këtë veprim Salianji ka tejkaluar çdo vijë të kuqe dhe këtë partia nuk do ta pranojë.

“Vija e kuqe e Sali Berishës, është ndarëse me bashkëpunimin me krimin. Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, organizoi me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e njërit prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim, kjo është absolitisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij. Nuk mund të pranojmë kurrë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës as me organizatat kriminale. Për sa i përketë takimit që thoni ju, kemi pasur informacione jo një por disa të cilat pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hijet kryesore të këtij takimi. Pëshëndes të gjithë strukturat drejtuese të PD të Elbasanit që e bojkotuan me neveri një takim të tillë”, tha Berisha.

Ndonëse kryedemokrati nuk paraqiti asnjë fakt konkret mbi të cilin mbështet akuzat e tij, deklarata paralajmëron një qasje më të ashpër ndaj Ervin Salianjit në ditët në vijim dhe lë të kuptohet se mund të sjellë një tjetër përçarje brenda radhëve të demokratëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme