Politika 14 January 2026, 13:47 Nga VNA

Berisha i rikthehet sulmeve ndaj Dumanit, ndërsa SPAK heton pasurinë e familjes dhe financimet e Kuvendit të Rithemelimit

Ndaje në Whatsapp

Berisha i rikthehet sulmeve ndaj Dumanit, ndërsa SPAK heton pasurinë e

Sali Berishës nuk i del e keqja me Altin Dumanin. Nuk i mjafton fakti që gjatë drejtimit të tij, SPAK arriti të hartojë dosje hetimore për pjesën më të madhe të ministrave të Edi Ramës, përfshirë edhe zëvendëskryeministren. Madje as dosja e Ergys Agasit, që i afrohet kaq pranë kryeministrit Rama, nuk duket se e kënaq kryetarin e Partisë Demokratike.

Edhe sot, Sali Berisha nuk i ka kursyer etiketimet dhe sulmet ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme. Por kjo nuk ndodhi rastësisht. Fyerjet erdhën në momentin kur ai u pyet për hetimet pasurore që SPAK po zhvillon ndaj tij dhe familjes së tij.

Berisha nuk e mohoi faktin që Belind Këlliçi është thirrur në SPAK për t’u pyetur lidhur me financimet e Kuvendit të 20 dhjetorit. Megjithatë, ai vetë, në cilësinë e numrit një të Rithemelimit, nuk përmendi asnjë fakt konkret mbi shpenzimet e Kuvendit të dhjetorit 2022, i cili de facto e riktheu Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike.

Sali Berisha pretendon se hetimi pasuror ndaj tij, proceduralisht, ka përfunduar. Por askush, përveç prokurorëve të SPAK-ut, nuk mund të thotë me siguri se çfarë po hetohet ende. Ndërkohë, njëri pas tjetrit, organizatorët e Kuvendit të Rithemelimit po thirren për t’u pyetur mbi shpenzimet e majme të këtij organizimi, shpenzime për të cilat Berisha kishte premtuar se do t’i bënte publike.

Një premtim që, deri më sot, nuk u mbajt kurrë.

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme