Politika 11 February 2026, 13:40 Nga VNA

Berisha i quan të miturit e arrestuar në protestë krenaria e kombit: Nuk pati asnjë polic të lënduar

Ndaje në Whatsapp

Berisha i quan të miturit e arrestuar në protestë krenaria e

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përdorur edhe sot të miturit që u arrestuan gjatë protestës së mbrëmshme, për të denoncuar dhunën e policisë. Në deklaratën e sotme për mediat, në vend që të kërkonte falje për shfrytëzimin e tyre në përplasje me policinë, Berisha zgjodhi t’u përmendë emrat publikisht, duke i quajtur si krenaria e kombit.

“Dua t’u them këtyre të rinjve se janë krenaria e mbarë kombit. Janë krenaria e kombit shqiptar. E nisin jetën politike në një betejë me të keqen e kombit të vet”, tha Berisha.

Në fakt, të lexosh emrat e të miturve live në media është shkelje e ligjit dhe etikës, e jo më t’i trajtosh si heronj pasi i fton në tubime dhe ata përplasen me policinë. Pikë së pari i duhet kërkuar ndjesë familjarëve të tyre që normalisht janë në merak për fëmijët e ndaluar nga policia.

Kreu i PD tha po sot në konferencë për shtyp se në spital nuk kishte asnjë polic të lënduar dhe këtë e bazoi në vizitën që bëri te “Trauma”. Sipas Berishës, personeli i spitalit e njoftoi se “aty ishin dërguar 5 policë pa asnjë problem dhe nuk kishin asnjë lloj shqetësimi. Ishin larguar siç kishin ardhur”.

Ajo çka dukej qartë nga raportimet live nga protesta, siç pati qytetarë të lënduar, kishte edhe policë që u plagosën. Gjysmë të vërtetat nuk e ndihmojnë situatën, sidomos kur bëhet fjalë për një protestë që u transmetua live nga të gjitha TV-të. Sikundër njoftimi për një protestë të ardhshme më 20 shkurt dhe aktet e dhunës nga të gjithë palët nuk janë ftesë e mirë për qytetarët që kanë zgjedhur të protestojnë kundër qeverisë.

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme