Politika 2 December 2025, 13:08 Nga VNA

Berisha i bën thirrje Kushtetueses: “Të ketë seancë publike, çështja më e rëndë në historinë e jurisprudencës europiane”

Ndaje në Whatsapp
Berisha i bën thirrje Kushtetueses: “Të ketë seancë

Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, i kërkoi zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese që të parashikojë një seancë publike për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri Edi Rama, lidhur me pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun. Berisha e cilësoi këtë proces si “çështjen më të rëndë dhe më të zymtë në historinë e jurisprudencës europiane”, duke theksuar se “kurrë ndonjëherë një kryetar qeverie nuk ka ndërhyrë në këtë mënyrë”.

Gjatë deklaratës, Berisha doli në mbrojtje të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilëve u kërkoi të “dekompozojnë presionet e Edi Ramës”. Ai i bëri thirrje trupës gjykuese të mos lejojë, sipas tij, që ekzekutivi të ndikojë në vendimmarrjen më të lartë kushtetuese të vendit.

Por kjo mbrojtje e sotme vjen në kontrast me qëndrimet e mëparshme të Berishës. Vetëm pak javë më parë, ai vetë ka artikuluar akuza të forta ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses, herë nominalisht, herë ndaj të gjithë trupës së gjykatës në tërësi.

Kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që kërkesa e paraqitur nga kryeministri Rama të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, gjykata “duhet ta konsideronte nul” kërkesën e qeverisë, pasi nuk plotëson kriteret e parashikuara nga ligji për të kaluar në shqyrtim.

Berisha e cilësoi gjithë procedurën si një “precedent të rrezikshëm” që synon, sipas tij, të zhbëjë një vendim të ligjshëm të GJKKO-së dhe të krijojë një standard të papranueshëm në raportin mes pushteteve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme