Politika 17 March 2026, 13:28 Nga VNA

Berisha habitet kur e pyesin nëse do kandidojë sërish për drejtimin e PD

Ndaje në Whatsapp
Berisha habitet kur e pyesin nëse do kandidojë sërish për

Kryetari i PD, Sali Berisha, konfirmoi sot se zgjedhjet në 23 maj brenda PD nuk do kenë asnjë surprizë dhe do bëhen sa për të kaluar radhën.

Në konferencën e sotme për mediat, Berisha tha se ai do jetë një nga kandidatët e garës, çka vetëkuptohet se ai do jetë sërish kryetar i saj. Madje ai u habit dhe nga gazetari që i bëri pyetjen nëse do kandidonte sërish.

“Kush të tha që jo? Se di si e bën këtë pyetje!”, deklaroi ai.

Në fakt përgjigja e kryedemokratit është mëse e siqertë, pasi prej 35 vitesh tashmë PD është në drejtimin e tij dhe e ka treguar se nuk ka kundërshtarë që t’ia marrë.

Kreu i PD u pyet edhe për nenin 46 të statutit i cili caktua nga ai dhe që parashikon se “kryetari që humb zgjedhjet, automatikisht humb dhe pozitën e kryetarit dhe nuk ka të drejt rikandidimi”. Por me parimin “ligji dhe maliqi në duart e tij”, Berisha tha se nuk mund të zbatohet sepse në maj të 2025 nuk pati zgjedhje por farsë zgjedhore.

Madje ai nuk e pa të arsyeshme që kjo pikë e statutit të PD të ndryshohet nga komisioni i ngritur për ndryshimet statutore, ndonëse përflitet që do jetë një nga rregullat që do hiqet.

Megjjthatë, koha e ka treguar se sido që të shkruhet e ndryshohet statuti, PD do funksionojë siç thotë Sali Berisha, i cili as e ka ndërmend ndryshojë partinë që me shumë gjasa edhe për një kohë të gjatë do qëndrojë në opozitën e stërzgjatur të saj.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme