Politika 25 April 2026, 13:04 Nga VNA

Berisha garanton: Kryetarin e PD e zgjedhin demokratët… në një garë pa kundërshtarë

Ndaje në Whatsapp

Berisha garanton: Kryetarin e PD e zgjedhin demokratët… në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund të ndikojë në zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike, ndërsa PD po përgatitet për procesin e saj të brendshëm zgjedhor.

Gjatë një komunikimi me ndjekësit, Berisha theksoi se partia ndodhet në një fazë riorganizimi dhe ripërtëritjeje, duke e cilësuar këtë si një nga proceset më demokratike që ka kaluar PD.

“PD është në një proces riorganizimi, ripërtëritje, më demokratikun që ka njohur. PD ka garë në të cilën janë të ftuar të marrin pjesë që të gjithë, por ka një kusht: kurrë Edi Rama nuk do të mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie,” u shpreh ai.

Berisha shtoi se çdo anëtar i Partisë Demokratike është i mirëpritur të bëhet pjesë e garës, ndërsa theksoi rëndësinë e votës së demokratëve në këtë proces.

“Çdo demokrat është i mirëpritur në garë dhe të zërë pozicionin. Po bëhet shumë punë për hapësira për të rinjtë, por kryetarin e kësaj partie do e caktojnë vetëm demokratët me votën e tyre dhe asnjëherë askush tjetër,” deklaroi Berisha.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme