Politika 24 September 2025, 20:07 Nga VNA

Berisha zbuloi “qelinë luksoze” të Dakos dhe pastaj e fshin nga facebook-u

Ndaje në Whatsapp

Berisha zbuloi “qelinë luksoze” të Dakos dhe pastaj e

Sot paradite, kreu i PD-së, Sali Berisha, shpërndau në rrjetet sociale një foto të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, e cila sipas tij ishte realizuar në qelitë e paraburgimit. Në imazh, Dako shfaqej i shtrirë në një shtrat të rehatshëm, me celular në dorë, pranë një tjetër të dënuari që Berisha e identifikoi si Ron Shqopa.

Në shënimin që shoqëronte foton, Berisha ironizoi gjendjen e paraqitur, duke e krahasuar qelinë më shumë me një dhomë hoteli dhe duke denoncuar trajtimin e privilegjuar që, sipas tij, marrin njerëzit e pushtetit në burgjet shqiptare.

Megjithatë, disa orë më vonë, postimi u zhduk nga profili i Berishës. Ky veprim ngre pikëpyetje për arsyen që e ka shtyrë Berishën ta fshij foton e Dakos.

Berisha zbuloi “qelinë luksoze” të Dakos dhe pastaj e

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme