Politika 21 January 2026, 14:08 Nga VNA

Berisha: Edi Rama mban përgjegjësi politike për 21 janarin, viktimat u përdorën për pushtet

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Edi Rama mban përgjegjësi politike për 21 janarin,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë përgjegjës Edi Rama për ngjarjet e 21 janarit, 15 vite më parë, ku gjatë protestës së opozitës u vranë katër protestues.

Berisha deklaroi se gjatë asaj dite ishte rrethuar në zyrë dhe se ndaj tij ishin hedhur plumba dhe gurë, duke theksuar se gjithçka kishte qenë pjesë e një axhende politike të drejtuar nga Rama. Ai shtoi se gjatë qeverisjes së tij kishte menaxhuar qindra protesta pa incidente dhe se nuk kishte braktisur detyrën apo marrë masa mbrojtëse, ndryshe nga ajo që, sipas tij, ndodh sot.

Sipas Berishës, Rama po përpiqet të përdorë viktimat e 21 janarit për interesa personale dhe politike, duke e cilësuar këtë si “lot krokodili”. Ai tha se kishte dëshmuar në prokurori dhe se protesta e 21 janarit ishte më e dhunshmja në historinë e vendit, e paralajmëruar dhe e organizuar mbi bazën e një falsifikimi dokumentesh.

Berisha theksoi se ka deklarata të qeverisë amerikane dhe institucioneve ndërkombëtare që kërkojnë hetim të plotë të ngjarjes, nga policët e thjeshtë deri te organizatorët kryesorë. Sipas tij, çështja u hetua nga prokuroria e kohës, por pa guximin për të thirrur Ramën, ndërsa sot këto dosje, siç u shpreh ai, janë në shqyrtim jo vetëm në SPAK, por edhe në instancat dhe opinionin publik ndërkombëtar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme