Politika 15 September 2025, 10:58 Nga VNA

Berisha i paqartë për SPAK-un: përshëndet qëndrimin e SHBA për kreun e ri, por shpreh mosbesim edhe ndaj pasardhësit

Ndaje në Whatsapp
Berisha i paqartë për SPAK-un: përshëndet qëndrimin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ende i paqartë në lidhje me qëndrimin që duhet të mbaj ndaj SPAK. Në deklaratën e tij jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme ku u paraqit sot, nga njëra anë, e cilësoi si lajm të mirë qëndrimin e SHBA-së për zgjedhjen e kreut të ri. Ndërsa ana tjetër, Berisha theksoi se nuk beson as tek pasardhësi i tij, pasi sipas tij kushdo që të zgjidhet, do të jetë i përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama.

“Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste, antikushtetuese, për të zgjatur mandatin”, tha Berisha, duke komentuar zhvillimet e fundit.

I pyetur për deklaratën e të ngarkuarës me punë të SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, e cila vlerësoi punën e Dumanit, Berisha zgjodhi të mos e komentojë drejtpërdrejt, duke thënë se “për të vdekurit ose fol mirë ose mos fol fare – politikisht të vdekur e kam fjalën”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme