Politika 15 December 2025, 13:31 Nga VNA

Berisha dhe Lapaj bashkë para kryeministrisë, kreu i PD: E mbështes protestën e tij, po bën maksimumin

Ndaje në Whatsapp

Berisha dhe Lapaj bashkë para kryeministrisë, kreu i PD: E

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar edhe në deklaratën e sotme për mediat se është në një aleancë të fshehtë politike me Adriatik Lapajn, për protestat e sotme para kryeministrisë që do të zhvillohen të dyja paralelisht para kryeministrisë.

Berisha e përgëzoi sërish Lapajn për aktin që ka ndërmarrë, duke thënë se po bën maksimumin e tij.

“Foltorja para kryeministrisë ka filluar javë përpara. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë për të cilin unë e përshëndes dhe e përgëzoj. E mbështes protestën e tij, edhe aktin e tij. Ai zotëri, ka vendosur të bëjë maksimumin e tij dhe po bën”, tha Berisha.

Kjo është deklarata e dytë e kreut të PD-së me fjalë mbështetëse për Adriatik Lapajn, i cili nga ana tjetër nuk ka përgënjeshtruar aludimet se ka një aleancë të fshehtë politike me Berishën për protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme