
Sali Berisha, i cili prej vitesh lexon në konferenca çdo “spiunllëk” të qytetarit digjital dhe e quan SPAK-un organizatë kriminale sa herë hetimet prekin njerëzit e tij, befas është kthyer në mbrojtës të sekretit hetimor.
Për dosjen Balluku, doktori thotë se “çdo gjë substanciale ka dalë”, por nuk publikohet sepse aty ka dëshmitarë të penduar dhe “sekreti duhet respektuar”.
Pra, i njëjti njeri që ka publikuar përgjime, emra, thashetheme, denoncime anonime dhe çdo copë letër që i ka shërbyer politikisht, tani zbulon papritur shtetin ligjor, Kushtetutën dhe etikën procedurale.
SPAK-u qenka bandë kur heton aleatët e tij, por institucion për t’u respektuar kur dosja prek kundërshtarin politik.
Në fund mbetet pyetja më interesante: nëse “çdo gjë substanciale ka dalë”, atëherë çfarë po ruhet me kaq solemnitet? Sekreti hetimor apo monopoli politik mbi rrjedhjen e informacionit?






















