Politika 28 April 2026, 13:01 Nga VNA

Berisha: “Analiza e PD po bëhet në degë”, një vit pas zgjedhjeve ende pa përfundim

Ndaje në Whatsapp

Berisha: “Analiza e PD po bëhet në degë”, një

Një vit pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, synon të rikandidojë për drejtimin e partisë në procesin që pritet të zhvillohet më 23 maj, ndërsa analiza e brendshme për humbjen zgjedhore nuk është përfunduar ende.

I pyetur nëse PD e ka mbyllur analizën për rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u shpreh se partia është ende në proces diskutimi në degët e saj.

Sipas tij, dokumenti që përmbledh pretendimet për shkelje zgjedhore nga Partia Socialiste është një material voluminoz me mijëra faqe.

“Para së gjithash, ai libër me mijëra faqesh është një kontribut historik në mbrojtje të votës së shqiptarëve. Ai është bërë një traktat themelor në tryezat e të gjithë atyre që besojnë tek vota e lirë”, u shpreh Berisha.

Sa i përket analizës së brendshme në PD, ai tha se procesi po zhvillohet në degët e partisë dhe se në disa prej tyre është ende në vazhdim.

“Analiza e PD po bëhet në të gjitha degët. Në disa prej tyre është në proces në vazhdim, por gjithçka po zhvillohet në përputhje me rregulloren dhe statutin. Ajo që ka rëndësi është se në këtë parti po votohet dhe po zgjidhen kryetarët e degëve me vullnetin e lirë të anëtarëve të PD”, tha ai.

Berisha shtoi se procesi i votimit në degët e partisë po zhvillohet sipas një grafiku të përcaktuar dhe se analiza e brendshme do të përfundojë në vijim.

Deklarata vjen në një moment kur, pavarësisht kalimit të një viti nga zgjedhjet, Partia Demokratike nuk ka paraqitur ende një përfundim të plotë të analizës për humbjen elektorale, ndërsa procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë është në prag të nisjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme