Politika 11 Gusht 2025, 13:21 Nga VNA

Berisha akuzon Ramën për agresion ndaj fjalës së lirë, PD shpall komision hetimor për çështjen “Rama–McGonigal”

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuzon Ramën për agresion ndaj fjalës së lirë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një konferencë për mediat nga selia blu, ku shprehu solidaritetin e tij dhe të PD-së me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, pronare e televizionit News24.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për “agresion banditesk” ndaj fjalës së lirë, duke theksuar se ndërprerja e sinjalit dhe shkëputja e kabllove të transmetimit të televizionit gjatë tre ditëve të fundit janë kryer pa asnjë bazë ligjore.

Sipas tij, News24 është televizioni i tretë që bëhet “viktimë e Ramës”, pas dy mediave të tjera që kanë pësuar presion të ngjashëm.

 


“News24 dhe Focus Media Group ishin ndër të paktat media shqiptare që ruanin pavarësinë në lajme, debate dhe investigime. Ky ekip tronditi Edi Ramën me emisionet e tij, prandaj u godit,” u shpreh Berisha, duke shtuar se kontratat e qirasë së godinës janë të vlefshme deri në vitin 2033 dhe pagesat janë kryer rregullisht. Ai e cilësoi situatën si “atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë” dhe kërkoi rikthimin e menjëhershëm të transmetimit dhe veprimtarisë së mediave të grupit.

Në të njëjtën konferencë, Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të ngrejë një komision hetimor parlamentar për të zbardhur atë që e quajti “veprimtaria kriminale Rama–McGonigal” në Shqipëri, me hetime që do të shtrihen edhe në Kosovë.

“Opozita do të sjellë prova dhe fakte për të demaskuar mbrojtjen që Altin Troplini i ka bërë McGonigalit, një nga protagonistët kryesorë në mashtrimin e madh të dosjes ruse që përfshiu edhe presidentin Donald Trump në mandatin e tij të parë,” tha Berisha.

Sipas tij, komisioni do të ketë si qëllim evidentimin e të gjitha lidhjeve dhe përgjegjësive në këtë skandal, duke u fokusuar tek përfshirja e aktorëve politikë dhe institucionale në Shqipëri dhe rajon.

Video

Rakip Suli i ka kursyer shtetit 200 euro për çdo fëmijë në kopësht…thjesht nuk ka llogarit sa ka fut në xhep vetë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit, në aksin “Levan–Tepelenë”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 39-vjeçare. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forcat amerikane dhe izraelite zgjeruan bombardimet ndaj Iranit të shtunën në mbrëmje, duke goditur edhe depo karburanti pranë Teheranit. Ndërkohë, udhëheqja iraniane u zotua se do të vazhdojë sulmet hakmarrëse dhe se armiqtë e vendit do të “paguajnë çmimin” për sulmin ndaj Iranit.

Një burrë pakistanez është vrarë në Dubai pasi fragmente metalike nga një ndërhyrje ajrore ranë mbi automjetin e tij në zonën Al Barsha, kanë konfirmuar autoritetet. Zyra e mediave e Dubait njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë menaxhuar edhe një incident tjetër ku mbetje nga qielli ranë mbi fasadën e një prej kullave në zonën Dubai Marina, si pasojë e një ndërhyrjeje të suksesshme ajrore. Sipas autoriteteve, nga ky incident nuk pati të lënduar. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar një bazë ushtarake amerikane në zonën e marinës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme