Politika 23 April 2026, 11:30 Nga VNA

Berisha akuza ndaj Ramës: Ka porositur vrasje, po fshihet nga interpelancat

Ndaje në Whatsapp
Berisha akuza ndaj Ramës: Ka porositur vrasje, po fshihet nga interpelancat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai është i përfshirë në ngjarje kriminale dhe madje ka porositur vrasje.

Berisha u shpreh se Rama po shmang përballjen në Kuvend dhe nuk po merr pjesë në asnjë interpelancë të thirrur nga opozita, pasi sipas tij po mbrohet nga mazhoranca.

“Pse e fshihni kreun e organizatës kriminale Edi Ramën nga parlamenti? Pse nuk paraqitet në asnjë interpelancë? Pse nuk del këtu?”, u shpreh Berisha, duke shtuar se, sipas tij, kryeministri përmendet në një dëshmi nën betim në gjykatë si person që ka porositur vrasje.

Tre ditë më parë e akuzuan në sallën e gjyqit ndër betim se ka porositur vrasje.  E dëgjuat ju këtë? Ka porositur vrasje. Jeni dëshmitarë kur i thoshte tjetrit ta dimë targën. Kur i thuhet tjetrit të di targën, do të thotë të marr nishan. Ta di targën, i thoshte. E ke personale, i thoshte.

Ja që del dëshmitari në gjyq tani dhe i thotë se ka porositur vrasje. Prandaj nuk del këtu ai. A ekziston për këtë pseudomazhorancë ligji i konfliktit të interesit? Jo. Me tre vendime i ka dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë. Sarajet e tij janë me 8400 metër katror oborr-park. Të deklaruara vetëm 4 mijë, edhe ato nga tokë bujqësore të shndërruara në kopsht me hajni.

Pse e fshihni ju Edi Ramën? Si do kaloni ju në këtë mënyrë? Cili ishte ministri i Brendshëm që ka porositur vrasje me të? Na thuaj pak se është deklaratë nën betim, është dëshmi nën betim ajo para gjykatësit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme