Politika 16 December 2025, 13:48 Nga VNA

Berisha: Agasi dhe Ermal Beqiri janë larguar nga Shqipëria, me dijeninë e njerëzve të pushtetit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Agasi dhe Ermal Beqiri janë larguar nga Shqipëria, me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi sot akuza të rënda në lidhje me zhvillimet e fundit, duke deklaruar se Ergys Agasi ka rreth tre javë që ka lënë Shqipërinë dhe se largimi i tij, sipas Berishës, është bërë me dijeninë e njërit prej tre personave: Vlora Hysenit, kryeministrit Edi Rama ose kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Nuk mund të vë dorën në zjarr se cili prej tyre,” tha Berisha, duke shtuar se këta kanë qenë njerëzit më të afërt dhe më konfidentë të Agasit.

Sipas kreut të PD-së, Ergys Agasi ka pasur një rol kyç në koordinimin e bashkëpunimit mes figurave të botës së krimit. Berisha e akuzoi atë se ka lidhur dhe koordinuar bashkëpunimin mes Suel Çelës, Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit dhe grupeve të tjera kriminale.

“Histori si kjo nuk do t’i gjeni as në romane, as në filma,” deklaroi Berisha.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha pretendoi se nga Shqipëria është larguar edhe Ermal Beqiri, të cilin e cilësoi si “koka tjetër e mafies”.

Berisha foli gjithashtu për raste pengmarrjeje, duke thënë se Gerond Meçe nuk ka qenë i vetmi biznesmen i marrë peng. Sipas tij, për rreth tre muaj është mbajtur peng edhe Daniel Shima.

Kreu i PD-së deklaroi se Daniel Shima fillimisht ka qenë shofer dhe më pas është emëruar në poste gjithnjë e më të larta, deri në pozicionin e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

“Nga shofer e bëri mbishofer, nga mbishofer zëvendësdrejtor të AKSHI-t. Imagjinoni ju tani,” u shpreh Berisha, duke i cilësuar këto zhvillime si histori “nga më të papërshkrueshmet”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme