Politika 12 December 2025, 22:11 Nga VNA

Belinda Balluku rikthehet në detyrë deri më 22 janar, vendimi i Gjykatës Kushtetuese publikohet në Fletoren Zyrtare

Ndaje në Whatsapp
Belinda Balluku rikthehet në detyrë deri më 22 janar, vendimi i

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë (nr. 118 dhe 120) që kishin vendosur masën ndaluese “pezullimi nga detyra” për Belinda Ballukun. Si rezultat, Balluku rikthehet në detyrën e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë deri më 22 janar.

Vendimi u mor me shumicë votash: pro ishin gjyqtarët Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, Genti Ibrahimi, Sandër Beci dhe Marjana Semini, ndërsa tre gjyqtarë votuan kundër: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska dhe Asim Vokshi.

Shumica argumentoi se pezullimi i Ballukut do të krijonte pasoja ndaj funksionimit të pushtetit ekzekutiv dhe interesave shtetërore, ndërsa pakica vlerësoi se nuk kishte urgjencë të nevojshme dhe vendimi ndërhynte në procesin gjyqësor.

 

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme