Politika 25 September 2025, 22:06 Nga VNA

Belind Këlliçi prezanton strategjinë fituese të opozitës: “muri i turpit” për patronazhistët

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi prezanton strategjinë fituese të

Belind Këlliçi ka zbuluar për herë të parë një nga strategjitë që opozita parashikon për të goditur atë që Partia Demokratike e quan “makinerinë elektorale të patronazhistëve”.

Ai bëri të ditur se do të ngrihet një portal ku do të publikohen me emër e mbiemër patronazhistët, të cilët sipas tij mbajnë vende pune në administratë pa shkuar asnjëherë, pasi misioni i tyre është të mbledhin nga 20 vota në ditën e zgjedhjeve.

“Do të nxjerrim emrat e të gjithëve. Do të bëjmë një portal për një mur turpi për patronazhistët. Nuk ka administrator që nuk është kthyer në patronazhist. Do nxjerrim një mur turpi për spiunët dylekësha që thonë me kë e pi kafen ky, kë takon ky. Do të duhet të goditet demaskimi publik i çdo identiteti të këtyre njerëzve që shkojnë në punë për të garantuar 20 vota për PS ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Këlliçi.

Ai shtoi se sistemi mbështetet nga Edi Rama: “Nuk ka diferencë mes gomarit, Erion Veliajt dhe Manastirliu, pasi sistemin e garanton Edi Rama. Është ai që ushqen makinerinë e vjedhjes së votave, parave publike për të vjedhur vota, me tenderë, koncesione.”

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme