Politika 25 Shtator 2025, 13:03 Nga VNA

Belind Këlliçi dëshmon në Gjykatën e Posaçme për aferën “5D”, përplasje me avokatët e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe gjoba për shkelje të etikës në sallë

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi dëshmon në Gjykatën e Posaçme

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dëshmoi në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës e njohur si afera 5D.

Këlliçi është denoncuesi i aferës në fjalë në kohën që kandidonte për kryetar i Bashkisë së Tiranës, përballë Erion Veliaj.

Gjatë seancës pati tension, pasi avokatët e ish-drejtorëve të Bashkisë, Redi Molla e Mariglen Qato, i drejtuan Këlliçit edhe pyetje me natyrë politike. Këlliçi dha shpjegime para trupës gjykuese për mënyrën sesi mori denoncimin dhe më pas kallëzimin që bëri në SPAK.

“Informacionin e kam marrë në muajt shkurt-mars 2023 dhe e kam dorëzuar si provë në SPAK. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj asaj dëshmie. 25 milionë dollarë është përllogaritja që kemi bërë, shumë e cila është fituar nga kompania 5D”, tha Këlliçi.

Avokati Ardian që mbron interesat e të pandehurit Mariglen Qato e pyeti Këlliçin sesi e kishte siguruar informacionin. “Vijnë informacione të tilla, shpesh rezultojnë të vërteta shpesh jo. Ka ardhur një zarf dorazi, është protokolluar, por nuk merrem unë drejtohuni Partisë Demokratike. Kam arritur përmes faqes së QKR fillimisht të ndjek kompaninë, kam bërë lidhjen e konfliktit të interesit dhe kam bërë një deklaratë publike. Do kisha kërkuar të njihesha me procedurën se si bëhen pyetjet e nderuar gjykatë. Duhet të kuptoni, kam bërë me qindra denoncime publike që përmbajnë emra e të dhëna dhe s’është e thjesht t’i kujtoj specifikisht të gjitha. Duhet kuptuar koha, situata që janë bërë kë…”, tha Këlliçi.

Ardian Leka e pyeti Këlliçin: A e fituat ju Bashkinë e Tiranës pasi bëtë këto denoncimi? Se thatë që denoncuat dhe investiguat se ishit kandidat?

Gjykata ndërhyri duke i kërkuar deputetit të mos përgjigjej, pasi pyetja e bërë ishte jashtë objektit të gjykimit.

“Mendoj se detyrën time e kam kryer. Informacioni që më ka ardhur ka qenë me shkrim pa emër pa adresë, por ka pasur emrin tim mbi zarf. Më është dorëzuar mua personalisht dhe jam njohur vetëm unë me materialin. Kam bërë qindra denoncime”, tha dëshmitari.

Ai shtoi më tej në përgjigje të pyetjeve të avokatëve se “për sa kohë SPAK ka gjykuar që pretendimet e mia kanë pasur bazë për të nisur hetimet, për mua si politikan dhe qytetar i ri vendit, historia mbyllet”. Avokati i Redi Mollës e pyeti deputetin se çfarë pozicioni mbante kur i mbërriti denoncimi anonim. “Isha kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës. Kam bërë kallëzimin, kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit. Deklaratave të mia publike iu qëndroj të gjithave ditën që kam depuzituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur”, theksoi Këlliçi.

Avokati Denion Mejdani që mbron Redi Mollën një moment tha: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit. Gjykata i tërhoqi vëmendjen. “Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep”.

“E keni ndërmend të kandidoni për Bashkinë e Tiranës se është në burg Redi Molla nuk t’i vjedh më dot zgjedhjet” – e pyeti avokati Këlliçin.

Në këtë moment gjykata e dënoi me 20 mijë lekë avokatin për thyerje të etikës dhe solemnitetit në proces gjyqësor.

Në proces pritet të dëshmojë dhe ish-ministri Arbjan Mazniku. Redi Molla e Mariglen Qato akuzohen se janë pronarët faktikë të kompanisë 5D që fitonte tendera në Bashkinë e Tiranës. Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Nën akuzë është dhe ish-drejtori tjetër i bashkisë Taulant Tusha, si dhe ish-zyrtarët Albano Janko, Enton Punavija, biznesmeni Nestor Muhametllari e persona të tjerë.

Video

50 kamiona për 3 bataliona...

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme