Politika 23 December 2025, 10:04 Nga VNA

BE sinjalizon dështim serioz: Ministria e Ballukut nën vëzhgim për shkelje në energji

Ndaje në Whatsapp
BE sinjalizon dështim serioz: Ministria e Ballukut nën vëzhgim

Ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, aktualisht nën akuzë nga SPAK, ka dështuar në disa drejtime të përmbushë detyrimet ndaj Bashkimit Europian.

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë, i përbërë nga ministrat e energjisë të të gjitha vendeve të BE-së, ka miratuar një vendim ku konstaton se Shqipëria ka dështuar të zbatojë detyrimet që burojnë nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, duke shkelur një sërë direktivash dhe rregulloresh kyçe të Bashkimit Europian në fushën e tregut të energjisë elektrike.

Vendimi është marrë pas një procedure formale hetimi dhe ndjekjeje institucionale, të iniciuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë më 29 maj 2024, si dhe pas opinionit të Komitetit Këshillimor të datës 24 nëntor 2024.

Sipas nenit 1 të vendimit, Shqipëria nuk ka miratuar dhe zbatuar në legjislacionin kombëtar një sërë aktesh thelbësore të BE-së për funksionimin e tregut të energjisë.

Po ashtu, Shqipëria ka dështuar të njoftojë në kohë Sekretariatin për masat e marra, duke shkelur drejtpërdrejt vendime të mëparshme të Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022, si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit themelues.

Këshilli Ministror i kërkon Shqipërisë që të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljet dhe të sigurojë përputhshmëri të plotë me legjislacionin e Komunitetit të Energjisë.

Vendimi përcakton gjithashtu një afat përfundimtar: 1 korrik 2026.

Nëse deri në këtë datë Shqipëria nuk ka korrigjuar shkeljet, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ftohet të nisë procedurë të mëtejshme sipas nenit 92 të Traktatit, i cili parashikon masa ndëshkuese, përfshirë kufizime të të drejtave të vendit në strukturat e Komunitetit të Energjisë.

Ky vendim përbën një sinjal të fortë politik dhe institucional për autoritetet shqiptare, në një moment kur vendi synon thellimin e integrimit europian dhe harmonizimin me standardet e BE-së në sektorin strategjik të energjisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme