Politika 1 March 2026, 16:36 Nga VNA

BE reagon pas protestës së PD: E drejta për tubim po, por pa dhunë

Ndaje në Whatsapp
BE reagon pas protestës së PD: E drejta për tubim po, por pa

 

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike, por duhet të ushtrohet me përgjegjësi dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit.

Në deklaratën zyrtare, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat, sipas tij, rrezikuan jetët e qytetarëve.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish”, thuhet në reagim.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe thekson mbështetjen për një angazhim konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme