Politika 22 September 2025, 20:20 Nga VNA

BE e shqetësuar për lirinë e medias: Ndryshimet në Kodin Penal, mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

Ndaje në Whatsapp
BE e shqetësuar për lirinë e medias: Ndryshimet në Kodin

Pas prezantimit të parë të Kodit të Ri Penal më 25 korrik dhe diskutimeve të përsëritura nga Ministria e Drejtësisë, disa nga dispozitat e reja vijojnë të ngjallin debat, veçanërisht ato që prekin lirinë e shprehjes dhe shpifjen.

Në një reagim zyrtar për Top Channel, Bashkimi Evropian konfirmon se aktualisht po analizon ndryshimet, por shpreh shqetësim për disa prej dispozitave të reja që mund të cenojnë lirinë e medias dhe të drejtat e qytetarëve.

“Ne jemi në dijeni të shqetësimeve serioze të shprehura nga përfaqësues të sektorit të drejtësisë, si edhe nga shoqëria civile, në lidhje me një sërë projekt-ndryshimesh. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për disa amendamente të propozuara nga grupi i punës që mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Këto dispozita nuk janë të përafruara me standardet e BE-së dhe ne jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësimin, këto shqetësime do të adresohen”.

Ndërsa drafti i plotë i Kodit është ende në proces konsultimi publik, Bashkimi Europian kërkon që ky proces të jetë i gjerë, gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrje të të gjithë aktorëve, nga institucionet e drejtësisë, tek shoqëria civile dhe media.

“Ky rishikim më i gjerë i Kodit Penal është një ndërmarrje komplekse, me ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë penale. BE-ja thekson rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e sundimit të ligjit, si edhe me shoqërinë civile dhe të gjithë aktorët e tjerë përkatës, me qëllim që legjislacioni që do të rezultojë të jetë i cilësisë më të lartë”.

Në përgjigjen e tij Bashkimi Evropian thotë se inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi  ndryshimeve ligjore të lidhura me Kodin Penal që janë të nevojshme për të përmbushur kriteret ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së.

 


 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme